Konsumimi i dy vakteve në ditë mund të kurojë diabetin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Maj 2014, 13:23
Shkencëtaret thonë që konsumimi i mëngjesit dhe i drekës mund të ketë më shumë rezultat ne kontrollimin e diabetit të tipit 2 sesa konsumimi i vatkeve të rregullta e të vogla.Tek dy grupe vullnetarësh prej 27 personash, iu dha një dietë me sasi kalorish të njëjta, të konsumohen 2 ose 6 herë në ditë dhe zbuluan që ata të cilët kishin konsumuar dy vakte në ditë kishin rënë më shpejt nga pesha se ata që kishin ngrënë 6 herë në sitë dhe sasia e sheqerit në gjak ishte më e ulët.Diabeti i tipit 2 shkaktohet kur trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm hormonin e insulinës, duke cuar rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Nëse nuk trajtohet ajo mund të shkaktojë probleme kardiake, dëmtim të nervave, dëmtim të syve, dhe sëmundje të veshkave. Rreth 2.9 milion njerëz ne Britani janë të prekur nga Diabeti, 90% e të cilëve nga Diabeti i tipit 2. Në Britani këshillohet që të konsumohen tre vakte në ditë.Shkencëtaret e Institutit “Clinical and Experimental Medicine ” në Pragë bënë një studim tek një grup vullnetarësh të moshës 30-70 vjec me diabet të tipit 2, pasi i ndanë në dy grupe njërit grup A6 iu tha te konsumonin dieten 6 herë në ditë për 12 javë e më pas ta konsumonin 2 here ne dite (B12) ose e kunderta, dhe secila dietë pëmbante mesatarisht 1.700 kalori në ditë.Dhe dha rezultate te kënaqëshme.Grupi B12 hëngri mes orës 06:00 dhe 10:00 e më pas mes orës 12:00 dhe 16:00, ndërsa grupi tjeter A6 hëngri gjatë gjithë ditës. Grupi B2 pati një humbje peshe prej 1.4kg më shumë se grupi A6, dhe beli i tyre u hollua me 4 cm më shumë. Dr. Hana Kahleova u shpreh se kjo provë kishte rezultat, dhe u shpreh se pacientët mendonin se do të kishin shumë uri në darkë por ndjenja e urisë në fakt ishe shumë më e ulët dhe ata ndiheshin të kënaqur me këtë, ndërsa kur konsumuan ushqim 6 herë në ditë nuk ndiheshin dhe aq të kënaqur.