Dita botërore e hipertensionit, MSH: Mos neglizhoni kontrollet
Tensioni i lartë i gjakut është sëmundja më e përhapur në Shqipëri. Të dhënat zytare tregojnë se 1 në 3 persona ka hypertension. Por shqetësimi nuk është vetëm në nivelin e lartë të të prekurve por edhe sa individë mund ta kontrollojnë hipertensionin dhe sa të tjerë e dinë që kanë tension gjaku. Zv-Ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, tha se është një ndër inicativat më të mira për të diagnostikuar dhe trajtuar këtë sëmundje.Ndërsa Ministri, duke folur paralelisht për diagnoztikimin bazë të popullatës, prezantoi edhe ndyshimet në ligjin antiduhan, aksione dhe gjoba për subjektet dhe individët, masa ndëshkuese këto që për figurat publike do të jenë edhe më të larta.Sot është dita botërore e hipertensionit. Shefi i Shërbimit të Mjekësisë Interne, Dr. Mihal Tase, tha se është shumë i rëndësishëm sensibilizimi për sëmundjen e Hipertensionit sepse kjo sëmundje sipas të dhënave të OBSH-së është vrasësi i parë në botë./nzh/oranews online/