Rrahja e Jay Z në ashensor, Beyonce dhe Jay Z flasin për ngjarjen
Beyonce, Jay Z dhe Solange kanë marrë përsipër të shpërndajnë një status këtë të enjte për të sqaruar ngjarjen e famshme në ashensor ku Solange ka sulmuar Jay Z.“Si rezultat i videos që u bë publike të hënën e 5 majit, u përfol dhe u spekulua për një ngjarje të shëmtuar dhe fatkeqe. Por më e rëndësishmja është se familja jonë po punon për të rregulluar gjithë këtë.Jay dhe Solange kanë marrë përsipër përgjegjësitë e këtij veprimi, dhe ngjarjeje private që u bë e njohur për publikun. Të dy ata kanë kërkuar falje njëri-tjetrit dhe kanë vazhduar si një familje e bashkuar.Në fund të ditës çdo familje ka problemet e tyre dhe ne nuk bëjmë ndonjë ndryshim. Në të gjithë e duam njëri-tjetrin dhe të gjithë jemi një familje. Në do e kalojmë të gjithë këtë, dhe shpresojmë që të njëjtën gjë të bëjë çdo njeri tjetër”- shkruhet në deklaratë.