Nis sonte Festivali i Filmit në Kanë

Ngre sonte siparin edicioni i 67-të i "Festivalit të Filmit në Kanë", me 18 filma, super prodhime kinematografike, që do të garojnë për cmimin "Palma e Artë 2014". Festivali nis me premierën e filmit "Grace de Monaco" të regjisorit Olivier Dahan. Aktorja Nicole Kidman luan rolin kryesor, atë të princeshës së Monakos, e cila ka vdekur në një aksident komunikacioni më 1982. Në fillim do të jetë aktorja Nicole Kidman ajo që do të shkelqejë në ekran si Grace Kelly. Pastaj emra të mëdhenj do të jenë në garë për Palmën e Artë.Ajo që ka lënë menjëherë një shije të keqe ende pa nisur ky eveniment, është refuzimi për të marrë pjesë nga ana e familjes mbretërore të Monakos, në shenjë proteste kundër filmit "Graco of Monaco". Prodhimi francez "Grace of Monaco" i regjisorit Oliver Dahan ishte caktuar prej kohësh se do të ishte filmi hapës i festivalit. Dahan paraqet në film disa vite vendimtare të jetës së aktores së Holivudit, Grace Kelly, e cila u bë princesha e Monakos.Një film biografik me aktorë të shkëlqyer. Nicole Kidman luan rolin kryesor. Grace Kelly dhe princi Rainier III ishin njohur në 1955 në festivalin e Kanës.  Përsëri këtë vit ka shumë emra të mëdhenj. Në prag të hapjes së festivalit ka patur kritika se festivali i Kanës mbështetet shumë në emrat e mëdhenj duke mos i dhënë asnjë shans talenteve të rinj. Shumica e filmave janë përsëri nga Franca dhe Britania ndërsa prania e prodhimeve hollivudiane këtë vit do të jetë modeste.Filma nga Rusia, Argjentina dhe Japonia e plotësojnë programin. Shfaqja zyrtare do të zhvillohet në" Palais des Festivals" ndërsa bulevardi "La Croisete" është vendi i duhur për paparacët për të pikasur yjet e kinemasë. Padyshim që ajo që pritet me kuriozitet, përvec mbrëmjes gala të ndarjes së cmimeve, ajo çka mbërthen pas ekranit për 11 ditë me rradhë, është parada e yjeve në tapetin e kuq apo edhe ndonjë skandal i momentit.