Rihanna tallet me veshjen e fanses së saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2014, 13:34
Një vajzë 16 vjeçare nga Baltimore është bërë pjesë e Twitterit të Rihanna-s me veshjen e saj të maturës.
Alexis Carter ka zgjedhur një veshje të ngjashme me të Rihannës për mbrëmjen e saj të madhe, dhe këtë e ka publikuar në Twitter dhe shumë shpejt kjo foto ka bërë xhiron e botës dhe ka rënë edhe në syrin e vetë Rihannës.
Këngëtarja ka krahasuar veshjen e adoleshentes me figurën e Batman, duke bërë një postim me foto në rrjetin e saj social Twitter.
Ky veprim nuk është mirëpritur nga fansat të cilët e kanë cilësuar këtë postim si ofendues për 16 vjeçaren nga Baltimore./mv/oranewsonline/