Ja si u veshën yjet në Festivalin e Filmit në Kanë

Ka hapur siparin festivali i prestigjoz i 67-të i filmit në Kanë. Këtë vit filmi The Grace Of Monaco ka qënë filmi hapës i këtij festivali i cili ka pasur kritika të ashpra përsa i takon realizimit. Por megjithatë kjo nuk e ka zbehur madhështinë e këtij evenimenti i cili ka mbledhur shumë të ftuar nga e gjithë bota.Ato që shkëlqenin më shumë ishin ikonat femra të filmave por jo vetëm. Nicole Kidman që ishte edhe e ftuara speciale e mbajti këtë nder të merituar me shumë elegancë dhe me një fustan blu të Armani ishte mbretëreshë e mbrëmjes./mv/oranewsonline/