Mrekullia, fëmija i shpëton rënies nga kati i 11-të
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Maj 2014, 15:24
SHBA- E çuditshme, por e vërtetë. 1-vjeçari, Musa Dajib, nga Mineapolisi në SHBA fatmirësisht ka shpëtuar pas rënies nga gati i 11-të.Ai ka rënë përmes rrethojave të tarracës. Ai ka mbërritur në spital vetëm me duar të thyera dhe është vendosur në aparatin për frymëmarrje, por pritet që t'i mbijetojë rënies, raporton BBC.Mjeku ka thënë se fëmija ka mbijetuar për faktin se është ende shumë i vogel dhe ka rënë në tokë të butë. Sipas tij, fëmijët janë elastikë në krahasim me të rriturit dhe shumë vështirë t’iu thyhen eshtrat.Prindërit e tij janë të shokuar dhe nuk mund të flasin, ndërsa ende nuk besojnë në këtë mrekulli.