Gruaja gjen në banjon e saj gjarprin afrikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2014, 12:41
Një nënë nga Teksasi Veronica Rodriguez është tronditur nga një ngjarje që i ka ndodhur në banjon e shtëpisë së saj ku ka gjetur një gjarpër piton afrikan rreth 6 metra të gjatë.
Gruaja pasi ka larë vajzën e saj në banjo ka dalë nga aty për të bërë punët rreth shtëpisë.
Por një zhurmë e vazhdueshme nga banjoja e ka bërë atë të shkojë të shikojë se çfarë po ndodh. Kur është futur në banjo ajo është përballur me një surprizë të tmerrshme. Një gjarpër i madh kishte rrethuar vaskën dhe ambjentet e banjos.
Veronica menjëherë ka lajmëruar policinë të cilët janë kujdesur për të larguar pitonin e rrezikshëm. /mv/oranewsonline/