Tjetër shqiptar vritet në Siri, këtë herë nga Kumanova
Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në luftën në Siri. Të shtunën, Adnan Rexhepi nga Komanova u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me ushtrinë siriane në provincën Bilad al Sham. 31 vjecari Rexhepi ka qënë ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në luftën e vitit 2001 në rajonin e Karadakut të Kumanovës, duke qenë pjesë e njësisë speciale. Në vitin 2003 ai u arrestua dhe u dënua me 4 vjet burg, si viktimë e një procesi të montuar për gjoja vendosjen e bombave në qendër të Kumanovës. Pak muaj më parë, Rexhepi u bashkua me kryengritësit sirianë kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad, ku edhe humbi jetën. Në 1 vit e gjysmë, rreth 50 shqiptarë kanë humbur jetën në luftën e përgjakshme në Siri. Prej tyre, 5 janë nga Maqedonia, 10 nga Kosova dhe Serbia dhe 35 janë nga Shqipëria.