Spanjë, politikania qëllohet për vdekje në publik, arrestohen 2 vajza
Madrid- Një nga politikanet më të njohura në veri të Spanjës, është qëlluar për vdekje në publik ndërsa për ngjarjen janë vënë në pranga 2 vajza.Isabel Carrasco (Në foto) , presidentja e Partisë Konservatore të Popullit në Këshillin e Qarkut të Leonit, është qëlluar me pistoletë në sy të qindra personave teksa ecte mbi një urë në qytetin Leon.Mediat vendase bëjnë me dije se në pranga kanë rënë një grua dhe vajza e saj, si të dyshuara se kanë lidhje me vrasjen e 58 vjecares, e cila ishte zgjedhur shefe administrative e provincës verirore ndërsa partia e saj e qëndrës së djathtë kryeson qeverinë kombëtare në Madrid.Dyshohet paraprakisht se shkak për këtë vrasje mund te ketë qënë pushimi nga puna i vajzës së autores së krimit, pasi ajo ishte pushuar së fundmi nga këshilli i qarkut Leon. Sot të gjitha partitë politike në vend kanë ndërprerë përkohësisht fushatën elektorale për në zgjedhjet europiane."Jemi ende duke hetuar motivet e mundshme të vrasjes, por përjashtojmë atë të terrorizmit", tha një burim i policisë. Ministria e Brendshme e Spanjës dyshon se akti mund të ketë prapavijën e një hakmarrjeje personale, raporton media spanjolle.Dëshmitarët kanë treguar policinë skenën e krimit, ku një grua qëlloi drejtpërdrejt mbi politikanen, duke thënë se kanë dëgjuar 5 të shtëna me armë.sg/oranews online