Dones: Shqipërisë s’i duhet mazhorancë absolute, politikës opozitë qesharake

Shkrimtarja,Elvira Dones, ka qenë e ftuara e radhës në emisionin Tonight Ilva Tare në RTV Ora News. Në një rrëfim të sinqertë, aq edhe thumbues Dones ka komentuar arsyet e rikthimit të saj në Shqipëri dhe miqësinë e saj të shumëpërfolur me kryeministrin Rama.Problemet e këtij vendi në sytë e Elvira Dones janë një Everest i ngritur përpjetë, e megjithatë ajo e sheh me optimizëm punën e qeverisë.Megjithate ajo ndan bindjen se ketij vendi nuk i ben mire nje mazhorance kaq e fuqishme si kjo e sotmja qe mund te marre cdo vendim, sikunder politikes nuk i sherben nje opozite qesharake.Duke analizuar figurën e ish-kryeministrit Berisha, shkrimtarja u shpreh se, “Berisha për mua është një personazh romani.elvira done, ilva tare(Në foto: Elvira Done e ftuar në Tonight Ilva Tare)Intervista e plotëTare: Përse po e mendoni kthimin në Shqipëri këtë rradhë?Dones: Kjo u fry më shumë se c’duhet në kuptimin që unë nuk jam duke… U bënë vite u bënë dy-tre vite që jam duke menduar për Shqipërinë në mënyrë që të vija dhe të rrija një periudhë thjeshtë për kënaqësinë time, thjeshtë për letërsinë time se në një farë mënyre jam duke mbrojtur shqipen time me gjuhët e tjera me të cilat komunikoj përditë dhe shkruaj përditë, unë punën time gazetareske e bëj në anglisht dhe italisht dhe shpesh herë gjatë ditës sime të punës spanjishtja është një gjuhë që unë e përdor rregullisht, në një farë mënyre më duhet të mbroj shqipen nga ndikimet e tjera kështu që dëshira ime nuk është e re. Dëshira ime ka qenë prej kohësh thjeshtë si qytetare private, që vjen në Shqipëri dhe i hyn këtij vendi ashtu sic i ka hyrë edhe herë të tjera. Unë kam ardhur për vite në Shqipëri, unë kam qenë nëpër malet e Shqipërisë duke bërë dokumentar mbi Shqipërinë për televizionin zvicerian. Kështu që kjo në një farë mënyre duket më e madhe tani. Unë nuk kam ardhur këtu për të kërkuar, po kthehem…Tare: Jua them unë cfarë dyshimesh ka: 1) keni ardhur të përfitoni nga ajo që ndoshta është konsideruar miqësi e juaja me Edi Ramën, kryeministrin aktual?Dones: Jo unë nuk jam mike me Edi Ramën dhe unë besoj se nuk ndihem mikeshë e Edi Ramës. Ne jemi të njohur, kemi pasur një respekt në të mirë të vendit dhe kemi pasur disa herë shkëmbime në të mirë të Shqipërisë dhe unë natyrisht si të gjithë shqiptarët që vendosën dhe e deshën këtë ndryshim, unë isha për ndryshimin absolutisht në Shqipëri. Shqipëria kishte nevojë të ndryshonte, sepse ai po bëhej një regjim i një tjetër natyre. Në të mirë të Shqipërisë, sepse zemra ime gjithmonë ka rrahur në të majtë dhe e di që pas kësaj do të thonë komunistja. Nuk kam bërë asnjëherë mister, im atë ka qenë komunist, nëna ime ka qenë komuniste.Tare: Ju jeni?Dones: Nuk jam shitur asnjëherë si disidente, por unë rritjen time profesionale rritjen time etike unë e kam zhvilluar jashtë vendit se kam ikur në moshën 27-vjecare. Kështu që edhe ajo akuza e këtyre ditëve kur të futin në rrethe miqësirash kur unë nuk jam... është faji nga ana jonë që përkrahëm ndryshimin e një qeverie? Ky është kulmi. Është faji nga ana jonë sepse besuam se Shqipërisë i duhej ndryshimi?! Këto janë akuza për mua të mjerueshme nga ana e tyre që i bëjnë dhe jo gjithëkush vjen për interesa personale në Shqipëri. Unë nuk kam asnjë lloj interesi personal në Shqipëri. Unë dua ti kthehem një romani në gjuhën shqipe që kam për gjysëm dua ta mbaroj atë në Shqipëri. Përpara një viti e gjysëm kisha vendosur të vija tamam si një njeri personal kam të drejtën të jem në vendin tim kam një nënë kam një vëlla , kam tre lagje me miq si i thonë fjalës. Më vjen keq mund ta shfrytëzojnë sa të duan për përllogaritje, por përllogaritja nuk është në interesat e mia. Po ti kisha bërë përllogaritjet e mia do ti kisha bërë fare ndryshe dhe nuk kisha nevojë se përse të kthehesha në “gojën e luanit” dhe të dëgjoja mike e saj dhe mike e kësaj. Dhe për publikun unë po ju them administrata Rama dhe vetë Kryeministri nuk më kanë ofruar apsolutisht asnjë lloj ofrimi që unë të vij në Shqipëri, pra dëshira ime për të ardhur në Shqipëri…Tare: Nuk ka të bëjë fare me administratën?Dones: Jo! Jo! Jo nuk ka të bëjë fare.Tare: Megjithatë ju do të merrni pjesë në takimin e 15 majit?Dones: Sepse jam e ftuar në atë takim.Tare: Cili është qëllimi i kësaj Konference? Ju cfarë roli do të keni?Dones: Unë do të jem njëra nga lektoret sic janë të ftuar të tjerë lektorë dhe unë do të merrem me cështjen se ku jemi sot me diskursin e kulturës, diasporës. Çfarë roli ka pasur? Sepse diaspora shqiptare ka qenë gjithmonë aktive historikisht për Shqipërinë. Do të merrem me cështje të kulturës dhe të letërsisë, ku jemi ne sot, ku jemi sot në media për të cuar në një nivel më të lartë Kulturën.Tare: Festivali i i fundit i librit dhe komentet që pati, se me ndërrimin e mazhorancës u ndryshua edhe le të themi elita me të cilën punon kjo mazhorancë që ishte e ndryshme nga ajo që punonte ajo e mëparshmja Si tu dukën këto komente?Dones: Një pjesë të komenteve mu dukën të drejta. Unë kam një merak, ne i premtuam jo unë, por qeveria e re që erdhi administrata e re që erdhi, populli i besoi dhe i dha votën sepse ishte vota e atij populli dëshira e tij për ndryshim. Unë do të dëshiroja shumë që të mos ishte vizioni i një ndërrimi të një klani me një klan tjetër, por nga ana tjetër cdo administratë dhe në cdo fitore të re elektorale të një vendin është normale që në administratën e asaj qeverie ata njerëz do të mbledhin njerëzit me të cilët kanë punuar. Barack Obama natyrisht që do të marrë njerëzit e tij. Me këtë nuk dua të them që duhet të jetë apsolutisht kështu. Bashkëpunimi dhe punimi me të katër anët, unë e përshëndes në mënyrën më të plotë. Por nuk doja që të lihej apsolutisht përshtypja tek populli shqiptar që administrata e re përdor një edukatë më të madhe, ka një gramatikë të jashtëzakonshme, ka një gjuhë shumë më të edukuar, por druaj që kjo mund të lexohet pak, sidomos në këtë moment të vendit si një ndërrim shumë i shpejtë i klaneve.Tare: Si ju duket mazhoranca e re qeveria e re e Ramës?Dones: E shikoj me entuziazëm e shikoj sidomos me shpresë të madhe dhe e shikoj edhe me kritikë, në kuptimin që dua ti shikoj tani. Gjithë ajo shpresë që i’u dha gjithë shpresa e këtij populli që ka pritur ka pritur gjithë këto vite. Populli do të presi përsëri sepse arkat e shtetit kanë qenë bosh. Problemet e këtij vendi janë një Everest i ngritur përpjetë. Ajo ngjitje do të jetë e madhe dhe nuk mund të bëhen gjërat nga një ditë në tjetrën do të duhet një kohë, por do të duhet edhe një ndërgjegjësim i njerëzve me kujdes të madh për tu treguar që këto gjëra këto projekte që po fillojnë janë në të mirë të vendit, por do të kenë kohë edhe sepse sic e dimë jo në Shqipëri, por kudo ajo që premtohet në një fushatë politike është ndryshe kur kthehesh në real politikë, në politikën që ti duhet të bësh përditë, kështu që është shumë komplekse unë nga një herë më duken kamikaze, psh Edi Ramës mund ti them po c’tu desh u njeri! Në kuptimin që do të jetë një punë e jashtëzakonshme është një punë e jashtëzakonshme dhe për ketë punë të jashtëzakonshme ka nevojë për një grup pune që të punojë me të njëjtin vetëmohim dhe unë nuk i njoh të gjithë personazhet, nuk jam pjesë e establishmentit kështu që nuk njoh hollësirat e vogla të gjithckaje dhe nuk doja të jepja një opinion të atillë. Unë kam vetëm shpresën që dicka do të bëhet për Shqipërinë dhe dua që ajo që të bëhet të jetë sa më e mirë, për tu bërë.Tare: Pyetja e fundit. Çfarë keni ju me Sali Berishën, meqënëse titujt e intervistave që jepni hapen gjithmonë me të?Dones: O jo jo jo! Nuk janë puna ime titujt. Janë gazetarët ose drejtori i gazetës që vë atë titull. Unë me Z. Sali Berisha nuk kam absolutisht, absolutisht asnjë personale. Unë nuk merrem me njerëzit personalisht. Unë jam në pozitën e shkrimtarit që ka vendosur të vazhdojë të merret me Shqipërinë. Ndërkohë që sapo kam mbaruar një libër që nuk ka të bëjë absolutisht me Shqipërinë. Unë mund të merrem fare mirë dhe të shkruaj letërsi për hir të letërsisë atje. Unë i dërgova në një moment të caktuar një letër të hapur Silvio Berlusconit, për fyerjen, për gallatën e Z. Berlusconi në një takim shteti me Z. Berisha. Z. Berisha buzëqeshi dhe nuk reagoi përpara një fyerje jashtëzakonisht të madhe.Tare: Që ndaloni skafistë, por na sillni femra të bukura.Dones: Kështu që ishte, pastaj Z. Berisha i ftuar tek Klani nga gazetari Blendi Fevziu, kur ai u pyet: Zonja Dones shkroi këtë letër dhe … sepse ajo letër bëri xhiron e botës, xhiron e Evropës padyshim, atëherë ai filloi me atë vogëlsinë e tij të kapej me atë që di të bëjë Z.Berisha, me jetët personale të njerëzve në atë lloj trishtimi që uli veten jo mua kështu që në atë moment vendosa ti shkruaj atij një letër të hapur, e bëra edhe atë dhe unë e mbylla nuk kam asnjë problem me Z. Berisha. Por nëqoftëse gazetari merr si titull “Jozefina Topalli është burrë dhe Berisha nuk ka lënë carcaf pa i‘u futur shqiptarëve”, sepse atë ka bërë me atë është marrë. Kush lahet, kush nuk lahet. Kush shkon në krevat me këtë, kush nuk futet në krevat me atë tjetrën. Cila është lavire? Por ajo nuk është përgjegjësi e imja nëqoftëse drejtuesi i gazetës mendon se ai është titulli më bombastic, sepse ai shet më shumë, unë aty nuk kam absolutisht asnjë gjë në dorë dhe unë do të isha shumë e lumtur sikur Z. Sali Berisha të ndalonte atë facebookun me atë lloj histerie të vazhdueshme ti jepte mundësinë dhe ta linte Partinë Demokratike dhe opozicionin, sepse Shqipëria nuk ka asnjë të mirë nga një mazhorancë e cila tani mund të marrë vendime si të dojë, aq shumë është e fuqishme në këtë moment. Por a ka të mirë Shqipëria dhe politika shqiptare që opozita të jetë një opozitë qesharake?Tare: Po përse e quani qesharake se më bëri përshtypje?Dones: Qesharake, sepse unë mendoj se ka shumë njerëz të mencur në Partinë Demokratike të cilët nuk po arrijnë dot ti kundërvihen Berishës, Berishizmit, mendësisë dhe unë besoj se ata lloj njerëzish dhe pikërisht po ju them përsëri nuk jam pjesë e estblishmentit, sepse kam miq në të majtën dhe kam miq në të djathtën. Ata lloj njerëzish duhet të rikrijojnë Partinë Demokratike në të tjera baza. PD sot është bërë protagonizmi i Berishës dhe atyre “Yes Men” nga mbrapa që ose i’a mbajnë atij dhe ata pak që mundohen ti dalin kundër pak e nga pak fillojnë e shtyhen. Kështu që unë jam e interesuar që të ketë nje opozitë dinjitoze për Shqipërinë. Opozita është e rëndësishme në jetën politike të një vendi.Tare: A e keni parë si personazh për ndonjë roman tuajin?Donez: Natyrisht! Ai ofron vetveten. Nuk ke se si të mos ta shohësh.Tare: Do të ketë një roman tuajin në të ardhmen, me personazh të frymëzuar ndoshta nga Z. Berisha?Dones: Nuk dua të prononcohem për këtë moment, por në këto vite kam mbledhur të gjithë what’s up e facebookët e Z.Berisha dhe ndoshta nuk e kupton ai vetë se sa personazh letrar është për çfarë do lloj shkrimtari që do të kishte tundimin të merrej me një personazh të atillë dhe nuk po flas përsëri… Unë e ndaj Z. Berisha. Jam duke folur për njeriun që ka udhëhequr një vend. Unë interesin e kam ndaj atij që bën një të mirë apo një të keqe vendit të tij, jo se ai quhet filani dhe apo fisteku. Nëqoftë se unë nesër pasnesër, Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama do të më zhgënjejë për këtë ose për atë, unë do të përdor të njëjtën penë time edhe për Z. Edi Rama.(Video: Ja intervista e plotë në "Tonight")