Çiftet bëjnë seks në fushatën kundër Sidës në Zvicër

“Love Life”, titullohet fushata më e fundit në Zvicër e cila synon ndërgjegjësimin e çifteve për përdorimin e mjeteve mbrojtëse gjatë marëdhënieve seksuale. Në një set fotografik të çifteve gjatë marëdhënieve seksuale, organizatorët e fushatës publicitare tentojnë të tregojnë se seksi i mbrojtur është po aq tërheqës sa seksi i pambrojtur. Fushata ndërgjegjësuese kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ka kryesisht në fokus sëmundjen e Sidës e cila vazhdon të thyej rekorde të vdekshëmrisë në shkallë botërore.