PD kërkesë komisionit:Të hetohet rasti i Divjakës dhe lidhjet e qeverisë

Tiranë - Partia Demokratike do ti drejtohet nesër me një kërkesë të re komisionit hetimor parlamentar për trafikun e drogës. Në kërkesn e PD kërkohet që bazë hetimore e komisionit për trafikun e drogës të jenë dhe lidhjet e qeverisë në trafik.Po kështu PD kërkon që pjesë e hetimeve të jetë dhe rasti i Divjakës.Aktualisht është ngritur dhe ka nisur punën komisioni parlamentar që po heton akuzat e opozitës për implikimin e Forcave të Armatosura në transportin e lëndëve narkotike do të drejtohet nga deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, ndërsa nënkryetar i tij do të jetë deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi.Komisioni hetimor i ngritur me propozim të mazhorancës ka si objekt hetimi akuzat e bëra nga Partia Demokratike për përfshirjen e strukturës ushtarake në trafikun e drogës.Tentativa e trafikut të drogës nga ajri dhe bllokimi i avionit italian në plazhin e Divjakës më 10 maj u bë objekt debati edhe në mbledhjen e sotme të komisionit hetimor parlamentar për lëvizjen në polici.Mazhoranca e cilësoi një operacion të suksesshëm. Deputeti i PS-së, Taulant Balla kërkoi që të hetohen 90 lejet e avionëve të ngjashëm me atë të Divjakës, që janë dhënë nga periudha 1 janar 2013- 1 shtator 2013.Nga ana e saj PD tha se nuk kemi të bëjmë me një operacion të suksesshëm, madje policia u përpoq ta fshinte.Sipas Halimit policia tentoi të fshinte ngjarjen por s’e bënte dot sepse qytetarët kishin filmuar avionin por dhe gjetën çantat me drogë para policisë.