Ngjarja në Divjakë, Berisha: Trafik i mirëfilltë qeveritar droge
Tiranë- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka reaguar pas daljes për shtyp të Shefit të Sektorit për narkotikët lidhur me çantat e pilotit italian. Në një reagim në rrjetin social fb, Berisha deklaron se faktet pohojne se kemi te bejme me nje trafik te mirefillte qeveritar droge. Sipas tij njerezit e Rames ndihmuan pilotin italian, ndërsa policia ka fshehur çantat qe u moren nga avioni dhe ben presion mbi mediat.Reagimi i plotë në fbTe dashur miq, burime serioze plotesisht te besueshme njoftojne se piloti Reformato ( rilindasi i Rames), ka hyre dhe dale ne aeroport nga dera e personelit duke shmangur keshtu sistemin e kontrollit. Per te hyre dhe dale nga porta e personelit Reformaton e ka ndihmuar, me urdher nga lart, ne kundershtim flagrant me ligjin, menaxheri i turnit te kompanise se sigurise se aeroportit ICTS, zoti Eno Bushi, ish avokat i PS ne KQZ dhe bashkeshorti i znj. Johana Bushi, ish shefe e kabinetit te Edvin Kristaq Rames si kryetar Bashkie dhe aktualisht zyrtare e larte ne Agjensine Kombetare te Transportit Ajror ne Rinas. Zoti Sula, drejtori i ANTA-s, u shkarkua 10 dite para kesaj ngjarje sepse ai nuk zbatoi urdherat antiligjore qe favorizonin rilindasin ajror Reformato.Policia ka fshehur ngarkesen e gjetur ne avion ne 4 çanta. Ne komunikatat e saj kishte njoftuar se u gjeten 27 mije euro dhe asnje fjale per çanta.Sot nje gazetar i guximshem paraqiti fotot e marra nga nje deshmitare ne vendngjarje, ne te cilat tregohet nje njeri duke zbritur dy çanta nga avioni. Sipas deshmitarit, menjehere pas renies se avionit, ai konstatoi se avioni u rrethua nga 6 makina Mitsubishi dhe nje Golf, dhe nga avioni zbriten piloti me nje person tjeter si dhe u nxorren prej tij dhe 4 çanta (me droge? me grosh?), dy prej te cilave deshmitari i kishte fotografuar me nje person qe i mbante ato. Na del se personi ishte nje inspektor lokal policie qe ndodhej ne vendngjarje me makinen e nje privati dhe kishte thyer (me urdher nga siper) çdo rregull ne qendrimin ndaj provave ne vendin e ngjarjes.Menjehere pas paraqitjes se ketyre fakteve tronditese, Policia njoftoi nje konference shtypi dhe, ne nje akt shantazhi te vertete ndaj gazetarit qe publikoi faktet tejet te renda, paraqiti ne nje foto dy çanta qe nuk dukeshin aspak si çantat e fotos se deshmitarit duke thene se ato ishin çantat e pilotit.Policia ra brenda me kembet e veta sepse me kete deshmoi se ajo ka fshehur ekzistencen e 4 çantave dhe ne asnje komunikate te saj deri sot nuk ka njoftuar per gjetjen e çantave ne avion.Te gjitha keto fakte te reja pohojne se kemi te bejme me nje trafik te mirefillte qeveritar droge. Kesaj i thone me vrap drejt kartelit Rama te droges! Vetem levizja Rama ik do shpetoje Shqiperine dhe shqiptaret nga qeveria e droges!