Policia sqaron: Çantat janë të pilotit ne i kemi sekuestruar

Policia e shtetit del me një deklaratë për shtyp për të sqaruar se çantat e sekuestruara janë të pilotit italian dhe se ato janë sekuestruar nga policia."Nuk na rezulton që të kenë pasur tre-4 çanta që kanë zbritur nga avioni" tha shefi i sektorit të Antitrafikut Sokol Selfollari sot në një deklaratë për shtyp ku bëri publike dhe një foto të çantave të cilat janë tashmë sekuestruar si provë materiale."Në cantë ka pasur dhe manual të avionit, licenca, ilace dokumente të ndryshme" tha Selfollari.Po ashtu policia sqaroi se makina Golf gri EL 7117 B i përket një punonjësi të policisë  Arben Sina. Ndërsa personi i dytë është  një specialist i krimeve Sheme Kaja, si dhe piloti Italian."Kërkojmë që media të mos keqinformojë publikun duke intepretuar jo në përputhje me ligjin dhet ë abuzojë me informacionin.Deklarata e ploteDuke marrë shkas nga komentet e disa gazetarëve në mediat e ndryshme lidhur me ngjarjen e datës 10.05.2014, në zonën e Divjakës, ku u bllokua avioni me mbishkrimin “Piper” PA32-BT-300 mod I-GRMP, si dhe rreth disa fotove të bëra publike në disa media vetëm para pak çastesh, Policia e shtetit, sqaron se:

 

Çantat e shfaqura në foto janë çantat e pilotit të aeroplanit, shtetasit Italian Giorgio Riformato, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës dhe ndodhen aktualisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

 

Makina me targa EL 7117 B, është makina e punonjësit të policisë të Stacionit Divjakë, Arben Sina, i cili u ngarkua me shërbim në vendin, ku u gjend aeroplani.

 

Personi i dytë është specialist i krimeve në Divjakë, Sheme Kaja.

 

Policia e Shtetit edhe njëherë shpreh gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me median, për informimin e saj dhe të publikut, brenda kufijve të ligjit, por gjithashtu kërkon prej tyre të mos keqinformojnë publikun për shkak të informacioneve jo të vërteta apo interpretimit jo në përputhje me realitetin.

 

Përkushtimi ndaj të vërtetës duhet të jetë e vetmja arsye, jo vetëm e institucioneve, por edhe e medias. Në të kundërt, abuzimi me informacionin është dezinformim me keqdashje.

 

 

Më pas Z.Selfollari iu përgjigj interesimit të gazetarëve:

 

Lidhur me interesimin se çfarë mbanin çantat Z. Selfollari sqaroi se:

Janë çanta me sende personale, brenda ka patur dhe disa manuale të avionit veshje, liçensa e sende të tjera.

 

Lidhur me pyetjen e gazetares si ka mundësi që në vendngjarje janë parë makina, të paktën sipas dëshmive, të njëtave burime që ju cituat, janë parë makina që kanë ardhur dhe kanë marrë çanta, të paktën kështu dëshmojnë banorët që kanë qenë aty, bëhet apo s’bëhet fjalë për çanta?

 

Z. Selfollari sqaroi: Në qoftë se nisemi nga fotot të bëra publike në media, aty nuk shohim asnjë makinë tjetër, vetëm një makinë të një dëshmitari, e cila është një ford fokus me portobagazh, ky dëshmitar po pyetet dhe po marrim dhe dëshminë e tij. Nuk na rezulton që të ketë patur 3-4 makina që të kenë zbritur çanta nga avioni, vetëm çantat  paraqiten në forografi janë çantat, të cilat unë jua shpjegova dhe jua tregova dhe në foto.

 

PyetjesAtëherë ju e mohoni faktin që ka patur makina të tjera që janë afruar dhe kanë marrë çanta ?

 

Z. Selfollari iu përgjigj: Ne nga hetimi i deritanishëm nuk na rezulton kjo gjë.