PD: Betoni nuk mbulon përgjegjësitë, Rama-Meta, të përgjigjen për trafikun e drogës

Pas reagimit të ushtrisë, nuk ka munguar edhe reagimi thumbues i Partisë Demokratike. Për demokratët betonin në aerodrome nuk e mbulon përgjegjësin e dyshes Rama-Meta,  për trafikun e drogës. Deklarata vjen nga deputeti i PD-së, Keltis Kruja.“Betoni në Gjadër dhe në aerodrome të tjera, nuk e mbulon përgjegjësinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij në këtë aferë të drogës. Rritja shumëfish e trafikut të narkotikeve siç është evidentuar edhe nga sasitë e interceptuara nga fqinjët tanë,  nuk mund të bëhet pa dijeninë  dhe implikimin e qeveritarëve. Ballafaqimi me këtë aferë, mund të prishë rehatinë e Kryeministrit dhe ministrave të tij, por lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve dhe parandalimi i përsëritjes së kësaj dukurie të rrezikshme, janë më të rëndësishme se interesat personale të dyshes Rama-Meta.”, është shprehur Keltis Kruja.Gjithashtu deputeti Kruja, ka theksuar se kjo parti kërkon fillimin sa më të shpejt të komisionit hetimor, për daljen e përgjegjësve, gjë e cila është në të mirë të vendit.