WhatsApp arrin kuotën e 500 milion përdoruesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2014, 15:38
Aplikacioni WhatsApp arrin një moment historik, ku arrin 500 milion përdorues aktivë në mbarë botën, të cilët 50 milion prej tyre janë shtuar vetëm gjatë dy muajve të fundit. Ky njoftim u postua në blogun zyrtar të bashkë themeluesve të kopmanisë së chatit më popullor. Jan Koum, një nga themeluesit shpjegon se shërbimi i WhatsApp shpërndan tani 700 milion foto dhe 100 milion video çdo ditë. Ai thekson se në muajt e fundit aplikacioni u përhap shumë shpejt në vende si Brazil, Indi, Meksikë dhe Rusi.Kompania u themelua në shkurt të vitit 2009 nga Jan Koum dhe Brian Acton dhe u ble nga Mark Zuckerberg në shkurt për shifrën e 19 miliard dollarësh.