Tiranë, granata plastike alarmon policinë te Komuna e Parisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Prill 2014, 16:17
Tiranë-- Një granatë loje e vendosur poshtë derës së një dyqani në lagjen Komuna e Paristit ka vënë në alarm për gati një orë policinë e kryeqytetit.Granata ishte vendosur poshtë qepenit, të dyqanit të konfeksionesh. Pas njoftimit policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ka rrethuar zonën dhe pasi ka kryer verifikimet ka rezultuar se ishte një granatë plastike.“Nuk ishte granatë luftarake, por granatë plastike” sqaroi policia e Tiranës përmes një njoftimi për shtyp.