Martohet Ristani pas 10 vitesh bashkëjetesë me mjeken

Arben Ristani, deputeti i Partisë Demokratike ka celebruar dje në një ceremoni private, marrëdhënien gati 10 vjeçare me Alketa Zazo, një mjeke në profesion, por që aktualisht punon si përkthyese dhe që drejton një shoqatë për programet e të rinjve.Në festën me 40 të ftuar u panë shumë pak nga kolegët e Ristanit në Partinë Demokratike, mes të tjerëve Flamur Nokën dhe Oerd Bylykbashin. Ata që mbizotëronin në ceremoni ishin familjarët e Arbenit dhe Alketës.Ceremonia e dasmës ishte larg tradicionales, ku çifti kishte preferuar diçka më të thjeshtë, një darkë të ngjashme më një koktejl.Nusja Alketa kishte veshur një fustan të bardhë klasik dhe flokët i kishte zbukuruar me lule të bardhë, të përshtatshme për një ceremony martese. Festa u organizua në një prej lokaleve më të njohura, në zemër të kryeqytetit, i njohur si një prej ambienteve më shik “Padame”.Arben Ristani  45 vjeç dhe Alketa Zazo 41 vjeçe janë njohur sëbashku në vitin 2003, pak kohë pasi Ristani bëri dhe divorcin nga martesa e tij e parë, nga e cila ka dhe një vajzë.