SHBA, Nik Xhelilaj vlerësohet si aktori më i mirë

Nik Xhelilaj vlerësohet në Houston të SHBA-s me çmimin “Best Actor” dhe më çmimin “Special të jurisë”. Vlerësimi ka ardhur për filmin “Seven lucky gods” gjatë ceremonisë në “WorldFest-Houston International Film Festival”. Filmi i realizuar nga regjisori Jamil Dehlavi, ka në qendër jetën e një emigranti shqiptar në Londër përballë rrezikshmërisë së bandave kriminale. Kështu, juria e “World Fest- Houston International Film Festival” vlerësoi interpretimin e aktorit shqiptar me trofeun e aktorit më të mirë protagonist, ndër disa dhjetëra filmat pjesëmarrës në këtë festival ndërkombëtar.I lindur në vitin 1983, Nik Xhelilaj u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, Fakultetit i Artit Skenik, më vitin 2008. Debutoi në teatër, akoma student, me rolin e Stenli Kovalskit, prodhimi i Akademisë, “Tramvaj me emrin dëshirë” i Tenesi Uilliams. Në kinema debuton në filmin e shkurtër artistik “Single use” (2005) i Erion Hasanllari dhe filmi i Piro dhe Eno Milkanit, prodhimi shqiptaro-çek, “Trishtimi i zonjës Shanjder” (2008) e bëri mjaft të njohur. Më pas interpreton te “Gjallë!” (2008) i Artan Minarollit. Me interpretimin në bashkëprodhimin gjermano-shqiptar të Naberit (2010), ai fiton Silver George për “Best Actor” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë 2010, “Best Actor” në PriFilmFest në Prishtinë dhe në International Antalya Golden Orange Film Festival.nik