Camerun Diaz: Nuk jam xheloze për Kate Upton
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2014, 17:00
Cameron Diaz ka thënë për gazetën “The Telegraph” se nuk ndihet xheloze për fizikun e koleges së saj Kate Upton.Pavarësisht se ajo e vlerëson atë për bukurinë dhe fizikun tërheqës, kjo nuk do të thotë se Cameron e ka zili për faktin se Kate është 20 vite më e re dhe me forma të bëshme."Nuk dëshiroj të jem 21 përsëri. Jam 41 vjeçe dhe jam shumë e lumtur. Ndihem mirë me trupin tim dhe kujdesem shumë për veten time. Kjo është e rëndësishme për mua"-ka shtuar Diaz.Aktorja jo vetëm që vlerëson fizikun e Kate, por janë bërë shumë shoqe në xhirimet e filmit Lesli Mann, një film që flet për hakmarrjen e tre femrave që tradhëtohen nga i njëjti mashkull.
