Rihanna "turpërohet", mbulon gjoksin me duar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2014, 11:46
Rihanna është përfshirë shpeshherë në skandale zhveshjesh, ku është fotografuar topless por edhe në foto nudo, siç ishte seti i fotografive të fundit në Francë. Por mbrëmjen e djeshme ajo ka çuditur me një veprimin e saj, teksa dilte nga restoranti i saj i preferuar në LA, në Santa Monica Giogrio Baldi.Këngëtarja 26 vjeçare ka mbuluar gjoksin e saj me duar (dhe pse kishte veshur një bluzë sportive të gjëre pa mëngë) teksa dilte nga restoranti italian, duke treguar se nuk donte të tregonte asnjë pjesë “që nuk duhej” të trupit të saj.