Pharrell përlotet nga video e fansave VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2014, 10:42
Këngëtari i njohur Pharrell ka lotuar teksa ka parë videon që njerëzit anë e mbanë botës kishin bërë për këngën e tij, “Happy”. I ftuar në emisionin e Oprah ai nuk i ka fshehur dot emocionet që i ka dhënë kjo video e shfaqur në ekranin e madh përpara tyre.Producenti, këngëtari dhe ikonë mode gjithashtu është shprehur se ndihet i lumtur që njerëzit kanë gjetur optimizëm dhe gëzim tek kënga e tij hit “Happy”.