Simon Cowell del vullnetar në një performancë me thika
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Prill 2014, 09:47
Simon Cowell zakonisht nuk është i disponueshëm që të dalë në skenën e reality-show të tij Britain’n Got Talent, siç kanë dalë kolegët e tij kur konkurentët ia kërkonin ose kur thjesht donin të arrinin ndonjë qëllim të tyrin.Por kësaj here Cowell befason. Ai është ngjitur në skenë për tu bërë pjesë e një akti të guximshëm. Producenti ka dalë vullnetar për të ndihmuar një djalosh 11 vjeçar që të performojë talentin e tij në shënjestër me thika.Por fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë për Cowell, dhe djali 11-vjeçar e realizoi me sukses pjesën e tij përformuese.
