Dasma e kushtueshme e Kanye West dhe Kim Kardashian !

Ata janë dy ndër personat më të njohur dhe sigurisht më të pasur, të cilët pak me parë kanë bëre public lajmin se do të martohen në datën 24 maj në Paris. Kim Kardashian dhe Kanye West, janë të vendosur që të bëjnë një ceremoni martesore, të kushtueshme dhe sa më luksoze të jetë e mundur.Pavarësisht shumave që thuhej se do të shpenzonin, asnjëherë nuk e kishim menduar se vetëm një I ftuar atyre do t`i kushtojë 90 mijë euro.Do të jenë 200 të ftuar dhe cifti kanë prenotuar një nga hotelet më të shtrenjta të quajtur Trianon Palace Hotel I përbërë nga 199 dhoma me një pamje të mrekullueshme.Të gjithë te ftuarit do të qëndrojnë në suita, dhe për transportin e tyre Kanye është ka kërkuar një jaht të madh por kjo nuk është e gjitha. Paketa e mirëseardhjes është ajo që na ka habitur të gjithëve.Ajo do të përmbajë shishe 'Bollinger' me vlerë 362 euro, produkte të ndryshme të tilla si kremra që kushtojnë 140 euro, suvenire te bëra me dorë të cilat përmbajnë inicialet e kim dhe Kanye të gdhendura në gurët Swarovski, parfume , si dhe trajtime në hotel me vlerë 180 euro.Vetëm ftesa që Kim dhe Kanye kanë dërguar ka kushtuar 720 euro. Për ta bërë sa më të vecantë dhe ndryshe nga ato të zakonshmet cifti bashkëpunuar me një dizajner profesionist I cili ka përdorur edhe arin për dekorimin e tyre.Përvec kësaj në këto ftesa gjendet dhe një album fotografish, I cili tregon dhe të gjithë historinë e tyre të dashurisë. Duket që ata po bëjnë më të mirën që gjithcka të jetë e paharrueshme.