I dyshuari për vr*sjen e gjashtë personave në Gjermani, gjendet i paj*të në qeli 45-vjeçari turk

Fatih G., 45-vjeçari turk i dyshuar për vrasjen e gjashtë punonjësve në një qendër paraburgimi për të mitur në Gjermani, është gjetur i pajetë në qelinë e tij në burgun e Bremervörde, në Saksoninë e Poshtme.

Sipas autoriteteve gjermane, trupi i të dyshuarit u gjet gjatë një kontrolli mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës. Ministria e Drejtësisë e Saksonisë së Poshtme bëri të ditur se nuk ka prova për përfshirje të ndonjë personi tjetër dhe është përjashtuar mundësia e një akti kriminal.

Fatih G. akuzohej se më 29 qershor kishte vrarë gjashtë punonjës në një qendër paraburgimi për të mitur në qytetin Stade, gjatë një takimi lidhur me çështjen e kujdestarisë së vajzës së tij 8-muajshe.

Mediat e huaja raportojnë se 45-vjeçari kishte një të kaluar të rëndë kriminale në Turqi, ku ishte përfshirë në disa procedime penale dhe ishte arratisur nga burgu. Ai dyshohej gjithashtu për një krim seksual në vitin 2017 në Kahramanmaraş dhe për abuzim seksual ndaj vajzës së tij në vitin 2022 në Gaziantep.