Çështja gjyqësore për shpifje/ Përfundon seanca për Erion Braçen në GJKKO , deputeti shpallet i pafajshëm (PAMJE)

Në gjykatën e posaçme ka nisur procesi për shpifje ku i akuzuar është deputeti i PS Erion Braçe.

Ai u padit nga biznesmeni Anduel Çekrezi pasi pretendon se deputeti Braçe e ka ofenduar në rrjete sociale.

Në gjykatë avokat Elis Bilali, teksa po lexonte konkluzionet përfundimtare, tha se Anduel Çekrezi disponon dokumenta të rregullta pronësie.

Sipas avokatit, deputeti ka bërë postime kundër Çekrezit ku në thelb ishte diskriminimi.

Vetë biznesmeni tha se prej 3 vitesh jam etiketuar pa drejtësisht nga një person që ka qenë edhe zëvendëskryeministër.

Problemi nuk ishte fakti që unë kisha blerë një tokë private, po se nuk pranova të investoj në tokë shtetërore.

Çekrezi tha se nuk kërkon privilegj, por drejtësi.

Ndërkohë fjala i jepet edhe deputetit Erion Braçe, i cili tha se kam zgjedhur të mbroj interesin publik. Emrin e biznesmenit nuk e kam përmendur, por vetëm mbiemrin. Unë nuk takoj biznesmenë për shkak edhe të konfliktit të interesit.

Vëllain e Anduel Çekrezit e kam pritur me porosi të kryeministrit Edi Rama. Aty në zyrë i kam paraqitur ligjin. I kam thënë mos shko më tutje. I kam dhënë hajde në Divjakë pasi është krijuar një zonë tjetër për investim në park fotovoltaik.

Prokurori Ols Dado: Mendoj sa është thënë nga Erion Braçe, këto pretendime kanë nisur që nga salla e Kuvendit dhe më pas në rrjete sociale. Këto deklarata janë bërë në mbështetje të mandatit të deputetit.

Çmoj se ushtrimi i mandatit të funksionit të interesit publik duhet të na bëjë më tolerantë.

Termi aga dhe zengjin nuk futen te gjuha e shpifjes. Kemi një deputet që shyqyr që është….

Av. Bilali: Kërkoi përjashtimin e prokurorit se është i njëanshëm….

Seanca vazhdon sërish…

Ols Dado: Deklaratat e Braçes janë bërë me funksion të mandatit të tij si deputet.

Kërkojmë pafajësi të deputetit Erion Braçe.

Gjykata do të vendosë vendimin pas pak minutash.