Eksperti i ekonomisë: Tregtarët po abuzojnë me çmimet, produktet shiten deri 8 herë më shtrenjtë

Tregu po përballet me një valë të paprecedentë rritjeje të çmimeve, ku faktorët e jashtëm dhe abuzimet e tregtarëve po rëndojnë drejtpërdrejt xhepin e qytetarëve.

Nga njëra anë, kthimi i apartamenteve në hotele ditore si Airbnb ka sjellë një kërkesë në rritje dhe përqendrim të popullsisë, duke ndikuar ndjeshëm në tregun imobiliar.

Nga ana tjetër, produktet e importit kushtëzojnë çmimet bazuar në tregjet e huaja, por problemi i vërtetë qëndron tek spekulimet në tregun e brendshëm.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, i cili u shpreh se rasti më flagrant i abuzimit u regjistrua pak kohë më parë me produktet bujqësore. Domatja, e cila blihej me vetëm 50 deri në 60 lekë për kilogram nga fermerët në zonën e Lushnjës, tregtohej në lagje të caktuara të Tiranës me shifra alarmante që arrinin deri në 500 lekë për kilogram. Ky fenomen tregon qartë se problemi nuk qëndron tek prodhuesi, por tek abuzimi i tregtarëve të shumicës dhe pakicës. Në disa raste, analizat e tregut kanë treguar se produktet shiten deri në 8 herë më shtrenjtë se vlera e tyre reale e importit. 

" Një pjesë të apartamenteve të tyre t'i kthejnë në, t'i përdorin në Airbnb, pra t'i japin të themi me ditë tek të huajt apo tek turistët vendas. Kështu që në një farë mënyre, kjo varësi nga njëra anë e produkteve që vijnë nga importi dhe nga ana tjetër kjo rritje e kërkesës apo përqendrimi i popullsisë në zona të caktuara, ka bërë që të kemi një, që të kemi që çmimet në një farë mënyre të përcaktohen ose nga jashtë pjesërisht, ose nga kërkesa në rritje, për sa i përket apartamenteve.

Çfarë ndodh në realitet? Kur produktet importohen nga jashtë, çmimet pjesërisht përcaktohen nga faktorët ekzogjenë, pra nga faktorët e jashtëm nga importojmë, kështu që në një farë mënyre ata na përcaktojnë çmimet. Aspekti i dytë ka të bëjë me përfitimet e tregtarëve, qofshin këta të shumicës apo të pakicës, apo në disa raste edhe abuzim. Në qoftë se do kemi parasysh para ndoshta rreth një muaji a diçka më tepër, ku u diskutua ai problemi i famshëm i domateve. Çfarë shikonim? Që në zonën e Lushnjës domatet shiteshin me 50 apo me 60 lekë, në Tiranë, në lagje të caktuara të Tiranës, shkonin deri në 450 apo 500 lekë për kilogram.

Që tregon në një farë mënyre që nuk është problemi i prodhuesit, apo u vu re nga një televizion që kishte bërë një analizë të çmimeve të importit, që kishte një diferencë, domethënë në disa raste deri në 8-fish të çmimeve të importit me çmimet që shiteshin në tregun e pakicës. Pra, kjo në një farë mënyre tregon që tregtarët edhe përfitojnë ndonjëherë, apo ndoshta termi nuk është shumë i saktë, abuzojnë me çmimet e pakicës. Nuk ka çfarë të bëhet në fakt. Në qoftë se pyetja do të ishte çfarë duhet të bënim në këtë rast, nuk ka çfarë të bëhet, sepse në një treg ku presupozohet që është treg i lirë, që është konkurrencë, i cili përcakton vetë çmimet. Nga ana tjetër edhe konsumatori ka gjithë të drejtën të blejë apo jo një sërë produktesh të caktuara. Pra është një situatë relativisht e vështirë, kjo për sa i përket çmimeve", u shpreh Muça.