"Shqipëria, një laborator për spekulime të reja ndërkombëtare"/ Deputeti italian: Jo vetëm çështje mjedisore por edhe demokracie
Deputeti italian i partisë "Alleanza Verdi e Sinistra", Angelo Bonelli, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen në Shqipëri për Zvërnecin.
Në një postim në Instagram, Bonelli thekson se kjo situatë tejkalon mbrojtjen e mjedisit, duke u kthyer në një përballje mes pushtetit të miliarderëve dhe parimeve të demokracisë.
Sipas tij, Shqipëria po bëhet një laborator për spekulime të reja ndërkombëtare, ishuj të shitur Kushnerit, dhëndrit të Trumpit, plazhe të mbrojtura nga buldozerët dhe protestues të sulmuar.
“Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Ka të bëjë me pushtetin e miliarderëve mbi demokracinë. Shqipëria po bëhet një laborator për spekulime të reja ndërkombëtare: ishuj të shitur Kushnerit, dhëndrit të Trumpit, plazhe të mbrojtura nga buldozerët dhe protestues të sulmuar. Ka të bëjë me mjedisin, demokracinë dhe sovranitetin”, shprehet Bonelli.
