Del VIDEO/ Momenti i arratisjes së shqiptarit nga burgu i Koridhalos

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një burgosur 48-vjeçar shqiptar u arratis nga  burgu i Koridhalosit.

Arratisja e Edmond Tafës ndodhi gjatë shërbimit të ushqimit, pasi 48-vjeçari punonte në Depon Qendrore të Materialeve të Burgut dhe merrte pjesë në punën e transportimit të bukës.

Në pamjet e publikuara nga SKAI, shqiptari shihet duke vrapuar për t’u larguar nga zona e paraburgimit, ndërsa dy oficerë burgu e ndjekin disa metra pas tij.

Arratisja ndodhi mëngjesin e së hënës rreth orës 08:30 teksa në burg ishte duke u kryer procesi i ushqyerjes.

Sipas policisë greke shqiptari ishte dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike si dhe për shkelje të ligjeve për armët dhe duhej të lirohej në korrik 2031.

Në të kaluarën, ai ishte konsideruar i përshtatshëm për leje të rregullt nga këshilli kompetent dhe në këtë kontekst, kishte marrë 3 leje në 6 muajt e fundit.

Videon e gjeni KETU