U kapën me 25 kilogramë m*rihuanë, arrestohet një serb dhe dy malazez në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një person me origjinë nga Serbia dhe dy të tjerë me origjinë nga Mali i Zi, për posedim të lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në automjetet e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 25 kg marihuanë.

Ata janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin.

“Gjatë kontrollit të detajuar të automjetit të ndaluar në Zveçan janë zbuluar hapësira të modifikuara për fshehjen e narkotikëve, ku janë gjetur rreth 25.984 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, ndërsa vetura e ndaluar në Jarinjë dyshohet se ishte në rolin e përcjellësit për sigurim të rrugës”, thuhet në njoftimin e policisë./Dosja.al