Miqësoret e kuqezinjve/ Maran: Rezultati ka rëndësi, por me Izraelin dua të shoh progres

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Rolando Maran, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes miqësore ndaj Kombëtarja e Izraelit, duke theksuar rëndësinë që kanë këto teste për skuadrën kuqezi në këtë fazë përgatitore.

Maran u shpreh se koha në dispozicion për një trajner të Kombëtares nuk është kurrë e mjaftueshme, por sipas tij është ndërtuar një koncept i qartë loje dhe tani sfida kryesore është mënyra se si lojtarët do ta interpretojnë atë në fushë.

Ai theksoi se miqësoret nuk janë thjesht ndeshje për rezultat, por mbi të gjitha një mundësi për të njohur më mirë skuadrën dhe për të korrigjuar gabimet që mund të shfaqen gjatë procesit. “Do të na shërbejnë për të mësuar si do të luajmë dhe për të gabuar, që të mësojmë nga ato gabime,” u shpreh trajneri.

Sipas tij, si performanca ashtu edhe rezultati kanë rëndësi, edhe pse në ndeshjet miqësore fokusi kryesor mbetet rritja e nivelit të lojës. Maran shtoi se nëse të dyja vijnë bashkë, kjo do të ishte situata ideale për ekipin.

Trajneri i kuqezinjve theksoi gjithashtu se në përballjen ndaj Izraelit pritet të ketë disa ndryshime në formacion, megjithëse koha e shkurtër e përgatitjeve e kufizon shumë punën taktike.

Duke folur për filozofinë e tij të lojës, Maran u shpreh se futbolli modern kërkon fleksibilitet dhe përshtatje me karakteristikat e lojtarëve, duke theksuar se synimi i tij është një skuadër agresive dhe me kontroll të topit.

Në fund, ai nënvizoi se çdo ndeshje mbetet e rëndësishme për rezultat, por mbi të gjitha për progresin e skuadrës në ndërtimin e identitetit të ri të lojës