“Euphoria” ndan publikun! Seriali mbyll sezonin mes kritikash e duartrokitjesh! Shikueshmëria rekord

Sezoni i tretë i “Euforia” po i afrohet fundit mes reagimeve të përziera nga publiku dhe kritikët. Seriali tregon personazhet pesë vite pas shkollës së mesme në histori më të errëta dhe ekstreme, duke përfshirë drogë, dhunë dhe varësi. Pavarësisht kritikave për mungesë realizmi, ai ka regjistruar shikueshmëri rekord dhe mbetet një nga serialet më të ndjekura globalisht.

Pas shtatë javësh debatesh, reagimesh dhe diskutimesh intensive në rrjetet sociale, seriali i njohur “Euphoria” po i afrohet fundit të sezonit të tij të tretë.

Dikur i konsideruar si një nga portretizimet më të rëndësishme të gjenerates Z, seriali sot duket se po ndan publikun mes admiruesve dhe kritikëve.

Historia rikthen personazhet kryesorë pesë vite pas largimit nga shkolla e mesme, duke i vendosur në një realitet shumë më të errët dhe ekstrem. Rue përfshihet në trafik droge mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, Cassie krijon përmbajtje në OnlyFans për të financuar dasmën e saj, ndërsa personazhe të tjerë përballen me histori të mbushura me dhunë, hakmarrje dhe varësi.

Kur seriali debutoi në vitin 2019, ai u kthye shpejt në një fenomen kulturor. Për shumë të rinj, temat e trajtuara si varësia, marrëdhëniet toksike, identiteti dhe shëndeti mendor pasqyronin sfidat e brezit të tyre. Megjithatë, pas një ndërprerjeje pesëvjeçare, rikthimi i serialit është pritur me reagime të përziera.

“Euphoria” ndan publikun! Seriali mbyll sezonin mes kritikash e

Një pjesë e kritikëve dhe fansave argumentojnë se historia ka humbur realizmin dhe thellësinë emocionale që e karakterizonte në sezonet e para. Sipas tyre, seriali është fokusuar më shumë tek skenat tronditëse dhe momentet virale për rrjetet sociale sesa tek zhvillimi i personazheve.

Megjithatë, pavarësisht kritikave, shifrat e shikueshmërisë kanë qenë rekord. Episodi i parë i sezonit të tretë ka tërhequr mbi 20 milionë shikues në nivel global, duke regjistruar rritje të ndjeshme krahasuar me sezonin e kaluar.

Ndërkohë, shumë fansa vazhdojnë të vlerësojnë interpretimet e aktorëve kryesorë, veçanërisht të Zendaya dhe Sydney Sweeney. Po ashtu, disa specialistë të shëndetit mendor theksojnë se seriali vijon të trajtojë me realizëm pasojat psikologjike të varësisë dhe traumave personale.

“Euphoria” ndan publikun! Seriali mbyll sezonin mes kritikash e

Ndërsa sezoni i tretë mbyllet, mbetet e paqartë nëse “Euphoria” do të ruajë statusin e saj si serial simbol i një brezi apo do të mbahet mend si një fenomen që nuk arriti të përshtatej me kohën.