Gabimi që po shkatërron flokët tuaj në plazh/ Hoxha: Ja vitamina sekrete që ju duhet këtë verë
Stina e verës është padyshim periudha më e pritur e vitit, por pavarësisht dëshirës për relaks, një pjesë e madhe e pushuesve shkojnë drejt plazhit krejtësisht të papërgatitur. Ndonëse relaksi e ndihmon trupin të rigjenerohet natyralisht, dëmet e fshehura nga dielli dhe deti kërkojnë vëmendje maksimale.
E ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", ishte Brunilda Hoxha, mjeke dhefarmaciste, e cila u shpreh se mbrojtja nga rrezatimi i tepërt diellor mbetet thelbësore, veçanërisht gjatë orëve të pikut. Përdorimi i kremrave me faktor mbrojtës (SPF) 30 deri në 50 për lëkurën tashmë është një rutinë e njohur, por një gabim i madh bëhet duke anashkaluar flokët. Ekspozimi në diell i rrezikon flokët njëlloj si lëkurën, duke bërë që kujdesi për të dyja të jetë i domosdoshëm dhe i pandarë.
" Dhe sa më relaks të jetë, të jenë pushimet, aq më i shëndetshëm është edhe trupi, kështu që vetërigjenerohet natyralisht. Por, disa këshilla si të mbrohemi për ato efektet anësore të dëmit të rrezeve, të rrezatimit të tepërt në orët e rrezatimit të diellit, duhet të mbrohemi me kremrat e diellit që tashmë të gjithë i dimë dhe të gjithë i përdorim në pjesën më të madhe. Janë ato kremrat që kanë SPF-në 30 plus deri në 50. Por, përveçse pjesës së lëkurës, edhe floku njëkohësisht është i rrezikuar sikur dhe lëkura, dhe i ekspozuar në diell. Kështu që duhet të kujdesemi për të dyja ato.
Sepse vetë uji i detit përmban shumë kripë. Ai është shumë i mirë për skalpin e flokut si, e të lëkurës së kokës, pasi heq yndyrën e tepërt. Është antibakterial, ka magnezium, potasium. Në ujin e detit ka minerale.
Mbas larjes në det, të paktën dy orë mund ta mbajmë kripën në trup edhe në flokë dhe pastaj duhet të shpëlahemi me ujë të rrjedhshëm. Dhe duhet të përdorim maskat për pjesën e flokut, edhe në plazh kur jemi, domethënë kur bëjmë dush në shtëpi, duhet dy herë në javë të paktën të përdorim maskën. Kurse balsamin në çdo larje të flokut që duhet të jetë me vitamina, me B5 përgjithësisht janë, me vitaminën B5, me vitaminën E e cila rigjeneron pjesën e flokut, edhe me proteina, me keratinë e të tjera. Gjithashtu duhet të përdorim edhe suplementet gjatë stinës së verës. Pavarësisht se ne do të dalim të ekspozohemi në diell dhe në 15 minuta, 30 minuta të ekspozimit ne sintetizojmë vitaminë D3, por pjesa më e madhe e popullsisë, pavarësisht se ne jemi vend mesdhetar, kanë shumë nevojë për vitaminën D3, janë defiçentë. Kështu që duhet të bëjnë testin në gjak, ta shikojnë nivelin dhe ta vazhdojnë vitaminën D3, sepse pyesin shumë "a mund të përdor D3-shin?". Nëse të duhet, duhet ta përdorësh pavarësisht se ne jemi në stinën e verës.", u shpreh Hoxha.
Ndiqni intervistën e plotë:
