Nga fëmijët me a*më te fëmija trofe, Tushi: Ky është realiteti shokues që po fshehin familjet shqiptare
Edukimi i fëmijëve në Shqipëri është kthyer në një pasqyrë të qartë të pabarazisë ekstreme që ka kapluar shoqërinë. Ndërkohë që arsimi mbetet një prioritet absolut për prindërit, realiteti tregon një ndarje të frikshme mes klasave sociale.
Nga njëra anë, familjet me mundësi të mira ekonomike po zgjedhin gjithnjë e më shumë t'i arsimojnë fëmijët e tyre jashtë vendit, ndërsa nga ana tjetër, vendi po përballet me shifra alarmante të analfabetizmit dhe braktisjes së shkollës.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Ora News", ishte sociologu Gëzim Tushi, theksoi një anë të errët të këtij realiteti. Një numër i konsiderueshëm fëmijësh nuk arrijnë të kuptojnë atë që lexojnë, ndërsa të tjerë po kthehen në mjete për sigurimin e të ardhurave duke përfunduar në rrugë si lypës. Akoma më tronditëse janë të dhënat për përfshirjen e të miturve në veprimtari kriminale. Vërehet një rritje e frikshme e fëmijëve që kryejnë vjedhje, grabitje, e madje përdorin armë të ftohta kundër njëri-tjetrit.
"Arsimi është një nga komponentët që ka të bëjë me mirërritjen e fëmijëve, me shkollimin e tyre dhe në kohën e sotme, problemi i shkollimit të fëmijëve është kthyer në një realitet prioritar për familjen shqiptare dhe kjo është një gjë shumë pozitive.
Pra në një farë mënyre pavarësisht se në mënyrë të diversifikuar, ne duhet të pranojmë ca të vërteta që ne kemi dhe probleme me analfabetizmin, kemi probleme me mungesën e aftësisë për të lexuar dhe për të kuptuar atë që lexojnë dhe një numër i madh fëmijësh e vuajnë këtë situatë të vështirë të jetës së tyre. Kemi dhe braktisje të shkollës, pra të themi të vërtetën kemi një nivel jo të ulët të fëmijëve që nuk vazhdojnë ose që përdoren si komponent alternativ për të sjellë dhe për të siguruar të ardhura për familjen.
Ne kemi akoma fëmijë që janë në situatë rruge dhe ne duhet ta pranojmë. Kemi fëmijë që akoma bëjnë, si të thuash, kryejnë veprime, lypin, po marr më të thjeshtën nga format më të buta të veprimeve amorale, po pastaj kemi dhe fëmijë që hyjnë në veprimtari kriminale dhe siç e dini statistikisht kohët e fundit ka një rritje edhe të kësaj kategorie të fëmijëve që përfshihen në veprimtari kriminale duke kryer akte të ndryshme nga vjedhja, grabitjet apo akte të tjera kriminale duke pasur, përdorur armë të ftohta apo armë të tjera ndaj njëri-tjetrit.
Përsa i përket pjesës elitare të shoqërisë që ka të bëjë, ajo pjesa që është nga familja e mesme deri tek familja e lartë shqiptare, ka një kujdes të veçantë për shkollimin e fëmijëve dhe për hir të së vërtetës, ne sot në shoqërinë shqiptare po na shfaqet fenomeni i fëmijës trofe", u shpreh ndër të tjera Tushe.
Ndiqni intervistën e plotë:
