Sot, 100 vite nga lindja e Marilyn Monroe, ikonë e përjetshme e ekranit botëror
Marilyn Monroe, një prej figurave më ikonike të Hollivudit dhe simbol i përjetshëm i bukurisë dhe kinemasë botërore, lindi më 1 qershor 1926, në Los Anxheles.
E lindur me emrin Norma Jean Mortenson, ajo kaloi një fëmijëri të vështirë, e rritur fillimisht larg nënës së saj dhe e vendosur në familje të ndryshme kujdestare.
Fillimisht, e angazhuar si modele, ajo u zbulua nga aktori Ben Lyon në moshën 20-vjeçare dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga yjet më të mëdhenj të kinemasë amerikane.
Karriera e saj u ndërpre në mënyrë tragjike në moshën 36-vjeçare, më 4 gusht 1962, në Los Anxheles, si pasojë e një mbidoze medikamentesh.
Vdekja e saj u cilësua zyrtarisht si “vetëvrasje e mundshme”, por rrethanat mbeten të paqarta dhe kanë nxitur shumë teori dhe spekulime të ndryshme ndër vite.
Me rastin e përvjetorit të 100-të të lindjes së saj, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera po zhvillohen ekspozita, dokumentarë dhe programe televizive për të nderuar figurën e saj.
Në Los Anxheles është hapur ekspozita “Marilyn Monroe: Ikona e Hollivudit”, e cila paraqet objekte personale, dokumente dhe kujtime të rralla nga jeta e aktores.
Edhe në Itali po organizohen homazhe dhe programe speciale televizive, përfshirë transmetime filmash klasikë dhe dokumentarë kushtuar jetës së saj, si dhe ekspozita dhe përmbajtje arkivore në media publike dhe platforma digjitale.

