PRITET “MBRETI” I KOSHIT! San Antonio Spurs e New York Knicks në finalen e NBA
Janë përcaktuar dy skuadrat që do të përballen për titullin kampion në kampionatin amerikan të basketbollit I njohur I NBA
Fituesi i këtij sezoni në NBA do të përcaktohet mes San Antonio Spurs dhe New York Knicks, një përballje që rikthen kujtimet e finales së vitit 1999, kur skuadra nga Teksasi fitoi titullin kampion.
Spurs siguroi biletën për në finalen e madhe pasi mposhti kampionët në fuqi të Oklahoma City Thunder me rezultatin 111-103 në ndeshjen e shtatë vendimtare të finales së Konferencës Perëndimore.
Skuadra e drejtuar nga Mitch Johnson zhvilloi një paraqitje të fortë në transfertë dhe arriti të menaxhojë avantazhin edhe në momentet më të vështira të takimit.
Victor Wembanyama ishte sërish lideri i Spurs me 22 pikë dhe 7 kërcime, ndërsa Luke Kornet realizoi një bllokim vendimtar në fundin e ndeshjes.
Në krahun tjetër, Oklahoma City Thunder nuk arriti të mbrojë titullin e fituar një sezon më parë.
Për San Antonio është rikthimi i shumëpritur në finalet e NBA-së pas 12 vitesh mungesë, ndërsa New York Knicks vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Lindje dhe synon trofeun e parë që nga viti 1973.
Finalja pritet të sjellë përballjen mes gjeneratës së re të Spurs, të udhëhequr nga Wembanyama, dhe një skuadre Knicks që kërkon t’i japë fund pritjes së gjatë për titullin kampion.

