DEJA VU/ “Drithërima” në Budapest, penalltitë vendosin PSG-në në krye të Evropës

Paris Saint-Germain është fitues i UEFA Champions League për sezonin 2025/2026, pasi triumfoi ndaj Arsenal vetëm pas goditjeve të penalltive, në një finale dramatike të zhvilluar në “Puskás Aréna” të Budapestit.

Londinezët kaluan të parët në avantazh që në minutën e 5-të, kur Kai Havertz finalizoi me saktësi një aksion të shpejtë dhe mposhti portierin Safonov, duke i dhënë Arsenalit epërsinë në pjesën e parë.

Në minutën e 16-të, PSG kërkoi penallti për një prekje të dyshuar të topit me dorë nga Bukayo Saka brenda zonës, por arbitri lejoi vijimin e lojës.

Reagimi i kampionëve në fuqi erdhi në pjesën e dytë. Në minutën e 62-të, një ndërhyrje e Mosquera ndaj Khvicha Kvaratskhelia solli penallti për francezët, e konfirmuar edhe nga VAR. Nga pika e bardhë, Ousmane Dembélé nuk gaboi, duke rikthyer baraspeshën.

PSG iu afrua golit të fitores në minutën e 77-të, por goditja e Kvaratskhelia u ndal nga shtylla, ndërsa Arsenal kërkoi një tjetër penallti në shtesë pas kontaktit mes Nuno Mendes dhe Noni Madueke, pretendim që nuk u pranua.

Pas 120 minutash lojë, rezultati mbeti 1-1 dhe fituesi u përcaktua nga penalltitë, aty ku PSG u tregua më i saktë, duke mbrojtur trofeun dhe shkruar një tjetër kapitull historik në Champions League

DETAJET E NDESHJES

Të dy trajnerët, si Luis Enrique ashtu edhe Arteta, kanë publikuar formacionet zyrtare për sfidën që vendos kampionin e Europës. Skuadra franceze synon të mbrojë titullin europian, ndërsa anglezët kërkojnë trofeun e parë në historinë e klubit në Champions League.

PSG : Safonov; Hakimi, Pacho, Marquinhos, Mendes; Joao Neves, Vitinha, Fabian Ruiz; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.

Arsenal : Raya; Mosquera, Saliba, Gabriel, Hincapie; Rice, Lewis-Skelly, Ødegaard; Saka, Havertz, Trossard.

Minutë pas minute: 

120- Ndeshja shkon me penallti.

106- Ndërhyn mirë Raya, shpëton skuadrën.

100- Hakimi nga larg, nuk ka saktësinë e duhur. Shkon jashtë!

96- Shkon në shtesë takimi.

90- Barcola humbet rast ideal.

 

64- Gool PSG me penallti. Dembele e ekzekuton më së miri.

61- PSG fiton penallti pas kontaktit Mosquera-Kvara.

54- Faull për PSG! Godet Hakimi, pret pa probleme Raya.

47- I verdhë për Mosquera, shkak vonesat e lojës.

37- Kundërsulm francez, Dembele gjuan por topi bllokohet.

34- Ekipi i Enrique hidhet në sulm, e ka të vështirë të depërtojë! Mbetet rezultati i njëjtë. Ndërkaq, Mendes shkakton faull ndaj Sakas.

25- Arsenal i rrezikshëm ne një top nga krahët të Saka, largon mbrojtja.

 

16- PSG pretendon për një prekje me dorë në zonë, nuk mendon kështu arbitri, i cili vijon lojën.

 

6- Gool. Ekipi i Artetas shënon me Havertz, i cili nuk fal me të majtën brenda zonës.