Java vendimtare e Final Four, tri skuadra në garë për titullin kampion

Tri skuadra vijojnë të jenë në garë për titullin kampion përpara ndeshjeve finale të fazës “Final Four”. Egnatia është favorite, por në lojë janë disa skenarë. Të dyja ndeshjet Egnatia- Dinamo City dhe Vllaznia- Elbasani do të luhen të dielën në orën 19:00

Java e fundit e Final Four në Superligë do të vendosë gjithçka për titullin kampion. Në stadiumin “Air Albania”, Vllaznia dhe Elbasani do të përballen në një duel ku statistikat tregojnë ekuilibër të plotë. Katër ndeshjet e zhvilluara mes dy skuadrave gjatë sezonit 2025/26 kanë prodhuar 2 nga dy fitore për secilin ekip.

Në “Elbasan Arena”, Egnatia do të sfidojë Dinamo City në një tjetër ndeshje vendimtare. Dueli mes dy skuadrave ka qenë ndër më spektakolarët e këtij edicioni, me rezultate të larmishme dhe shumë gola të shënuar në kampionat, finalen e Superkupës dhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Në gjashtë përballjet e këtij sezoni, 3 ka fituar Dinamo, 2 Egnatia,ndërsa një është mbyllur në barazim.

Shanset më të mëdha për titull i ka Egnatia, por në varësi të rezultateve.

Në lojë për të fituar titullin janë shumë skenarë, por Egnatia ka shanset më të mëdha për tu shpallur kampione.

Kampionët mund të mbrojntë titullin nëse fitojnë ndaj Dinamos ose barazon me Dinamo City dhe AF Elbasani nuk fiton ndaj Vllaznisë.

Ndërkaq, Elbasani shpallet kampion në rast se fiton ndaj Vllaznisë dhe Egnatia nuk fiton ndaj Dinamo sitit. Gjithashtu skenar tjetër është që Elbasani barazon me Vllazninë dhe Dinamo City fiton ndaj Egnatias.

Për të fitur titullin, Vllanzisë i duhet të mposhtë Elbasanin në sfidën direkte dhe të shpresojë që Dinamo të mundë Engatia.

Për të shmangur ndikimin e rezultatit në fatin e titullit kampion, FSHF ka vendosur që të dyja sfidat të luhen këtë të dielë në orën 19:00