Futbolli e kthen Parisin në kaos/ Një viktimë dhe mbi 400 të ndaluar pas finales së PSG-së
Një 24-vjeçar ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në unazën e Parisit, gjatë festimeve për titullin e Paris Saint-Germain.
Sipas autoriteteve, i riu po drejtonte një motor motocross kur u përplas me barriera betoni të vendosura nga policia në zonën Porte Maillot, si pjesë e masave të sigurisë për menaxhimin e turmave gjatë festimeve të tifozëve.
Paralelisht, në Paris janë raportuar edhe arrestime të shumta gjatë natës së festimeve. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 480 persona janë ndaluar vetëm në kryeqytet, ndërsa numri total në gjithë vendin mund të rritet.
Arrestimet lidhen me përplasje me forcat e rendit, dëmtim prone, posedim të mjeteve të rrezikshme dhe mosbindje ndaj urdhrave për shpërndarje të turmave.
Ngjarjet ndodhën gjatë festimeve masive pas finales dhe paradës së fitores së PSG-së në Paris, ku në rrugët e qytetit u mblodhën dhjetëra mijëra tifozë.
