QSUT: Nuk ka mungesë personeli, është miratuar shtesa e strukturës së personelit në Spitalin Onkologjik

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” njoftoi sot se lidhur me pretendimet për mungesë personeli në shërbimet mjekësore, QSUT sqaron se me vendim të Bordit Drejtues të QSUT “Nënë Tereza”, “Për ndryshimin e strukturës së Shërbimit të Kardiologjisë, PAI Spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe Shërbimit të Onkologjisë, PAI Onkologjik”, është miratuar shtesa e strukturës së personelit në Spitalin Onkologjik.

Sipas QSUT-së, ky vendim parashikon shtimin e 23 infermierëve të pavionit në Shërbimin e Onkologjisë, duke e çuar numrin e tyre nga 48 në 71; shtimin e 4 teknikëve të imazherisë në Njësinë e Radioterapisë, duke e çuar numrin nga 13 në 17; shtimin e 2 fizikanëve në Njësinë e Radioterapisë, duke e çuar numrin nga 6 në 8; shtimin e 2 specialistëve (Koordinatorë me Pacientin) në PAI të Spitalit Onkologjik, duke e çuar numrin nga 3 në 5 dhe shtimin e 10 sanitareve në PAI të Spitalit Onkologjik, duke e çuar numrin nga 21 në 31.

Reagimi i QSUT:

Lidhur me pretendimet për mungesë personeli në shërbimet mjekësore, QSUT sqaron se me Vendimin nr. 4, datë 04.03.2026, të Bordit Drejtues të QSU “Nënë Tereza”, “Për ndryshimin e strukturës së Shërbimit të Kardiologjisë, PAI Spitali i Sëmundjeve të Brendshme dhe Shërbimit të Onkologjisë, PAI Onkologjik”, është miratuar shtesa e strukturës së personelit në Spitalin Onkologjik.

Konkretisht, ky vendim parashikon:

* Shtimin e 23 infermierëve të pavionit në Shërbimin e Onkologjisë, duke e çuar numrin e tyre nga 48 në 71;

* Shtimin e 4 teknikëve të imazherisë në Njësinë e Radioterapisë, duke e çuar numrin nga 13 në 17;

* Shtimin e 2 fizikanëve në Njësinë e Radioterapisë, duke e çuar numrin nga 6 në 8;

* Shtimin e 2 specialistëve (Koordinatorë me Pacientin) në PAI të Spitalit Onkologjik, duke e çuar numrin nga 3 në 5;

* Shtimin e 10 sanitareve në PAI të Spitalit Onkologjik, duke e çuar numrin nga 21 në 31.

QSUT ka në qendër të misionit të saj ofrimin e një shërbimi dinjitoz, profesional dhe cilësor për çdo pacient.

Informacionet e pasakta dhe dezinformimi krijojnë pasiguri dhe stres të panevojshëm te pacientët dhe familjarët e tyre, pa i shërbyer në asnjë mënyrë përmirësimit të cilësisë së kujdesit shëndetësor.