SHBA kërcënon Omanin me sanksione, nëse vendos taksa për anijet në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja ka paralajmëruar Omanin se do të vendosë sanksione nëse përfshihet drejtpërdrejt ose tërthorazi në krijimin e një sistemi tarifor për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për vendosjen e taksave në këtë korridor strategjik detar, raportoi “Reuters”.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, deklaroi se SHBA-ja do të synojë dhe ndëshkojë çdo aktor të përfshirë në këtë proces dhe u bëri thirrje vendeve të mos mbështesin përpjekjet e Iranit, për të penguar lëvizjen e lirë të tregtisë në këtë zonë.

“Omani nuk duhet të përfshihet drejtpërdrejt ose tërthorazi në asnjë përpjekje për të vendosur tarifa në Ngushticën e Hormuzit, përndryshe SHBA-ja do të penalizojë çdo partner të përfshirë në një sistem të tillë. Qeveria amerikane nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të vendosur një sistem takse në Ngushticën e Hormuzit”, tha sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, në një postim në X.

Uashingtoni theksoi se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur dhe pa kontroll të njëanshëm, ndërsa paralajmëroi se çdo përpjekje, për ta ndryshuar këtë status do të përballet me masa ndëshkuese.