FOTO/ “Huff and a Puff”: Kisha e anuar që sfidon "ekuilibrin " e vizitorëve të Venecias...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 14:51
Quhet “Huff and a Puff” dhe është një godinë e krijuar nga artisti amerikan @huthhayden.
Vepra përbëhet nga një kapelë (kishëz) prej tullash e anuar për rreth 40 gradë, e cila duket sikur është në prag të shembjes, por mbetet në ekuilibër dhe është prezantuar në ishullin e San Giacomo in Paludo në Lagunën e Veriut të Venecias.
Ajo është porositur nga Fondacioni Sandretto Re Rebaudengo dhe është realizuar me rastin e Bienales. Vepra sjell ndërmend përrallën e Tre Derrave të Vegjël.

Struktura kishtare “nën presion” simbolizon brishtësinë dhe tensionet e institucioneve historike, të vëna vazhdimisht në provë nga koha dhe ngjarjet.
