Emocione të forta në emision/ Djali i Shpat Kasapit shqipton fjalët e para, Pandora shpërthen në lot (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Maj 2026, 11:37
Një moment emocional është bërë viral në rrjetet sociale, pasi Roeli, djali i këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, ka shqiptuar për herë të parë disa fjalë gjatë emisionit televiziv, '1 kafe me Labin'.
Sipas pamjeve të publikuara, i vogli i është drejtuar moderatores Pandora me fjalët “Teta, të dua”, çka ka krijuar një atmosferë të ngrohtë në studio dhe ka emocionuar të pranishmit.
Reagimi më i fortë ka ardhur nga vetë Pandora, e cila shihet duke u prekur thellë nga momenti dhe shpërthen në lot pas deklaratës së Roelit.
View this post on Instagram
