Brad Pitt “mbyll derën” e martesës, por mbetet i lumtur me Ines de Ramon...
Brad Pitt raportohet se nuk e sheh më martesën si pjesë të së ardhmes së tij, pas divorcit të bujshëm dhe konfliktual me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.
Aktori 62-vjeçar është në një lidhje me dizenjatoren e bizhuterive Ines de Ramon që prej vitit 2022, por martesa nuk është në planet e çiftit.
Sipas raportimeve, edhe pse çifti është “shumë i lumtur” dhe Pitt gëzon qetësinë dhe mbështetjen që i jep partnerja e tij, miqtë e aktorit nuk besojnë se ai do të martohet sërish apo të ketë më fëmijë.
“Ai ka një partnere të shkëlqyer që e vlerëson shumë, por nuk ka asnjë nxitim drejt martesës,” tha një burim pranë aktorit.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie u ndanë në vitin 2016 dhe kaluan vite në një betejë të gjatë ligjore, e cila përfundoi vetëm në vitin 2024. Ata gjithashtu vazhdojnë përplasjet ligjore lidhur me pronën luksoze Château Miraval në Francë.
Raportimet tregojnë gjithashtu se marrëdhënia e Pitt me gjashtë fëmijët e tij është përkeqësuar me kalimin e viteve. Maddox, Pax, Zahara, Shiloh dhe binjakët Knox e Vivienne thuhet se janë distancuar nga aktori.
Sipas një burimi të cituar nga media amerikane, ekziston një “distancim i plotë” mes Pitt dhe fëmijëve, situatë që përshkruhet si shumë e dhimbshme për aktorin.
Së fundmi, Brad mungoi edhe në ceremoninë e diplomimit të vajzës së tij, Zahara Jolie, në Spelman College. Sipas TMZ, aktori nuk kishte kontaktuar me të para ceremonisë.
Ndërkohë, një burim pranë tij reagoi duke thënë se aktori nuk ishte i mirëpritur në event dhe se situata nuk ishte krijuar prej tij.
Në ceremoninë e diplomimit, Zahara përdori emrin “Zahara Marley Jolie”, duke hequr mbiemrin “Pitt”.

