VIDEO/Britney Spears në qendër të vëmendjes, publikohen detaje dhe video nga arrestimi në Kaliforni
Së fundmi janë publikuar detaje të reja dhe video nga arrestimi i këngëtares së famshme Britney Spears, e cila u ndalua nga policia në mars në Ventura County, Kaliforni, nën dyshimin për drejtim mjeti nën ndikim.
Sipas raportit të arrestimit, 44-vjeçarja foli në mënyrë “të pakuptimtë” dhe shfaqi “ndryshime drastike humori” gjatë komunikimit me efektivët. Në një moment ajo u ofroi policëve ushqim në shtëpinë e saj, duke u thënë: “Ejani te shtëpia ime, do t’ju bëj lazanja ose çfarë të doni. Kam edhe pishinë.”
Spears deklaroi se kishte konsumuar vetëm një pije rreth gjashtë orë para se të ndalohej, ndërsa shtoi: “Mund të pi katër shishe verë dhe prapë të kujdesem për ju. Unë jam një engjëll.”
Në çantën e saj u gjet një shishe Adderall pa recetë në emrin e saj. Spears pranoi para policëve se kishte marrë 200 mg Lamictal, medikament që përdoret për epilepsi dhe çrregullime të humorit, ndërsa Adderall-in tha se e përdorte për t’u ndjerë “më në humor”.
Raporti thekson se artistja herë pas here fliste me theks britanik dhe kalonte nga sjellje agresive në qëndrim bashkëpunues e emocional. Në videon e arrestimit ajo shihet duke qarë në makinën e policisë dhe duke akuzuar oficerët se po “tregoheshin të këqij” me të.
Në autobiografinë e saj “The Woman in Me”, Spears kishte pranuar më herët se Adderall kishte qenë “droga e saj e preferuar” gjatë viteve të hershme të famës, pasi e ndihmonte të ndihej “më pak e trishtzar”.
Pas arrestimit, këngëtarja pranoi të hynte vullnetarisht në trajtim në muajin prill dhe më 4 maj u deklarua fajtore për akuzën më të lehtë “wet reckless”. Gjykata e dënoi me 12 muaj provë, një ditë burg të konsideruar të kryer, gjobë prej 571 dollarësh dhe pjesëmarrje në një program tre mujor për drejtimin nën ndikim.
Gjithashtu, Spears duhet të takohet me psikolog një herë në javë dhe me psikiatër dy herë në muaj, ndërsa automjeti i saj mund të kontrollohet nga autoritetet për drogë ose alkool.

