Lizzo mohon thashethemet për konflikt me Taylor Swift: “Nuk kam folur kurrë keq për askënd”

Lizzo mohon thashethemet për konflikt me Taylor Swift: “Nuk kam folur
Këngëtarja Lizzo ka reaguar sërish ndaj thashethemeve për një përplasje të mundshme me Taylor Swift, duke i mohuar kategorikisht raportimet që qarkullojnë prej vitesh në rrjet.

Artistja e hitit “About Damn Time” u përfshi në një debat në platformën X (ish-Twitter), pasi disa përdorues krahasuan shifrat e transmetimeve muzikore mes saj dhe Taylor Swift.

Një komentues pretendoi se “fjalët e Lizzo-s kundër artistëve të tjerë” kishin ndikuar negativisht në popullaritetin e saj, por këngëtarja reagoi menjëherë duke mohuar çdo konflikt.

“Ndërsa jemi te kjo temë, unë nuk kam folur kurrë keq për asnjë artist. Vetëm sepse përmend emrin e dikujt nuk do të thotë se po flas keq për të. Rrituni pak”, shkroi ajo.

Thashethemet për një rivalitet mes dy artisteve nisën rreth tre vite më parë, por Lizzo ka insistuar vazhdimisht se nuk dëshiron të hyjë në konkurrencë apo drama me muzikantë të tjerë të industrisë.

Reagimi i saj vjen në një moment të rëndësishëm për karrierën, pasi këngëtarja ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë albumin e ri, pas një periudhe të vështirë të shoqëruar me beteja ligjore që vonuan projektet muzikore.

Albumi i ri pritet të publikohet më 5 qershor dhe do të mbajë titullin “B***h”, një projekt që Lizzo thotë se synon të fuqizojë gratë.