FOTO+EMRAT/ Konflikt me a*më në Greqi, pl*goset shqiptari, në pranga autori i dyshuar

Një shtetas shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë gjatë një përleshjeje me armë në Mikrolimano, Athinë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, kur një ekip i forcave të anti-krimit të policisë greke tentoi të ndalojë një të dyshuar si pjesë e një bande gjobvënësish.

FOTO+EMRAT/ Konflikt me a*më në Greqi, pl*goset shqiptari, në

Sipas policisë, i dyshuari ishte mes policëve civilë dhe nxori armën.

Në përleshjen e shkurtër pati të shtëna nga të dyja palët. Si pasojë, shtetasi shqiptar Titi u plagos rëndë dhe u transportua në spitalin Atikon, ku mbahet nën ruajtjen e policisë. 

FOTO+EMRAT/ Konflikt me a*më në Greqi, pl*goset shqiptari, në

Në sistemin e policisë greke rezulton se shqiptari ka disa emra.

Më konkretisht: Astrit Hasani ,Titi Jorgo, Niko Niku, Hasan Hastani dhe Xhelo Hasani. Policia gjeti pranë vendit të ngjarjes një çantë me 6 granata difensive, që dyshohet se i përkisnin autorit. Hetimet janë duke u kryer nga anti-krimi i Drejtorisë së Policisë së Atikës.