FOTO/ Ndryshon stafi i Kombëtares, zbulohet kush do të jetë ndihmësi i Maran në drejtimin e Shqipërisë

Rolando Maran u emërua sot trajner i Shqipërisë. Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në vitin 2028, ndërsa u prezantua pak më parë nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Me vete ai ka marrë edhe ndihmësin e tij besnik që e ka shoqëruar kudo.

Bëhet fjalë për Kristian Maraner, i cili ka qenë me Maranin te Varese, Katania, Kievo, Kaljari, Xhenoa, Pica dhe së fundmi te Breshia.

56-vjeçari italian do të jetë krahu i tij i djathtë edhe në Kombëtaren kuqezi.

FOTO/ Ndryshon stafi i Kombëtares, zbulohet kush do të jetë