VIDEO/ Ukraina teston me sukses b*mbën e parë të prodhuar brenda vendit, gati për përdorim në fushëbetejë
Ukraina ka bërë të ditur se ka përfunduar testimet për bombën e saj të parë të drejtuar, të zhvilluar brenda vendit dhe tashmë e gatshme për përdorim luftarak.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, zhvillimi i kësaj arme është realizuar me mbështetjen e qendrës teknologjike qeveritare “Brave1”, ndërsa procesi ka zgjatur rreth 17 muaj.
Bomba e re ajrore e drejtuar është krijuar nga inxhinierë ukrainas dhe ka kaluar të gjitha testet e nevojshme përpara se të futet në përdorim.
Ajo është projektuar për goditje me saktësi ndaj objektivave të ndryshme, përfshirë fortifikime ushtarake dhe qendra komanduese, në distanca të konsiderueshme pas lëshimit.
Autoritetet ukrainase e konsiderojnë këtë zhvillim si një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve të tyre ushtarake në kushtet e luftës.

